Operacion i befasishëm, sekuestrohen 500 euro të falsifikuara, arrestohen 3 persona (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:42 06-06-2017 Operacion i befasishëm, sekuestrohen 500 euro të falsifikuara, arrestohen 3 persona (EMRAT)

Finalizohet me sukses operacioni i koduar  "Euro", sekuestrohen 500 € të dyshuara të fallsifikuara  dhe arrestohen tre shtetas.

Policia bën me dije se më datë 06.06.2017, Specialistët e Seksionit të  Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin për Krimin Ekonomik dhe Financiar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë  finalizuar me sukses  operacionin e koduar  “EURO”, në kuadër të të cilit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-  Kliton Nanushi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni

- Juljan Mehmeti, 27 vjeç, banues në Përmet.

- Kleart Kalemi, 19 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për vjedhje.

Këta shtetas dyshohen se përreth dy muaj, në dyqane të ndryshme, pika karburanti dhe lokale në Qytetin e Tiranës dhe të Durrësit, bënin pagesa me kartmonedha të prerjeve 50 euro të dyshuara të fallsifikuara.

Në mometin e arrestimit këtyre shtetasve, u janë gjetur me vete 500 Euro, të dyshura të fallsifikuara.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar:

- Një armë e ftohtë thikë me palosje me mbishkrimet Stainless

- Tre aparate telefonike të markave të ndryshme

- 10 kartmonedha me prerje 50 Euro

- 3 kartmonedha me prerje 5000 Lekë

- 2 kartmonedha me prerje 1000 Lekë

- 2 karta sim

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Fallsifikim i monedhave", kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga Nenet 183-25 dhe 279 të Kodit Penal.

50.jpg

lker.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbesa e Sali Berishës thyen “rregullat”, çfarë bën në mes të rrugës me cigare dhe pizhama
Gjyqi i Shullazit, para trupit gjykues dëshmojnë Tahirin, Nikollën, Hodajn e Çipën »
Article Logic
Execution time: 0.013584852218628
array(1) { ["section"]=> string(93) "operacion-i-befasishem-sekuestrohen-500-euro-te-falsifikuara-arrestohen-3-persona-emrat-81453" }