Operacion i madh antidrogë, arrestohen 21 shqiptarë dhe 6 italianë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:31 12-02-2019 Operacion i madh antidrogë, arrestohen 21 shqiptarë dhe 6 italianë

Policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza ka zhvilluar një operacion anti drogë.

Në kuadër të këtij operacioni janë goditur 4 grupe të trafikut të drogës dhe janë arrestuar 6 italianë e 21 shqiptarë.

Në Itali operacioni është zhvilluar në Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili dhe Lombardi, ndërsa në Shqipëri operacioni po vijon në qytetin e Vlorës dhe rrethinat e tij.

Në Vlorë janë arrestuar deri tani 6 shtetas: Luka Beqiraj, Bilbil Kabello, Arbnor Hoxhaj, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi dhe Kristian Llanaj, ndërkohë identitetet e të arrestuarve të tjerë nuk bëhen ende të ditur. 

Këto emra kanë mbërritur në Shqipëri me letër-porosi, pas hetimeve të zhvilluara në Itali për një grup trafikantësh që transportonte kanabis nga Vlora në Itali.

Personat e arrestuar janë të akuzuar për krijimin e organizatave kriminale në trafikun ndërkombëtar të drogës, armëve dhe municioneve nga Shqipëria në Itali dhe vende të tjera.

Hetimet kanë zgjatur më shumë se dy vite dhe në këtë operacion morrën pjesë mbi 100 efektivë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0060038566589355
array(1) { ["section"]=> string(72) "operacion-i-madh-antidroge-arrestohet-21-shqiptare-dhe-6-italiane-152463" }