Një gomone rreth pesë metra e gjatë është bllokuar mbrëmjen e sotme gjatë një aksioni masiv të Policisë Kufitare në bashkëpunim me Guardia di Finanza në zonën e Zvërnecit në Vlorë.
Deri tani janë arrestuar katër persona ndërsa vijon operacioni për kapjen e dy personave të tjerë që u arratisën në drejtim të pyllit duke përfituar nga erësira.
Skafistët, në pamundësi për t’u arratisur në det të hapur kanë braktisur gomonen e ngarkuar me rreth 400 kilogram kanabis dhe janë arratisur nga toka, raporton Newsbomb.al.
Policia është vënë në ndjekje të dy skafistëve të arratisur të cilët dyshohet po planifikonin transportin e drogës drejt brigjeve italiane. /Newsbomb.al