Operacion nga ajri, toka dhe uji, bllokohet në Vlorë gomonia me 685 kile drogë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:50 03-06-2017 Operacion nga ajri, toka dhe uji, bllokohet në Vlorë gomonia me 685 kile drogë (VIDEO)

Në vijim në operacionit të nisur ditë më parë nga ajri, toka dhe uji, goditet një tjetër tentativë e trafikimit të lëndëve narkotike drejt Italisë.

Policia bën me dije se është bllokuar një mjet lundrues gomone me lëndë narkotike si dhe janë sekuestruar 685 kg lëndë narkotike. Në operacion morën pjesë forca të shumta policore, si; Drejtoria e Policisë Kufitare dhe Migracionit Vlorë, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Reparti Delta Force dhe GdF.

Gjatë mesnatës, pas një pune hetimore disa ditore mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur gjetja e një gomoneje me drogë, e fshehur në pyll pranë Lumit të Vjosës, rreth 1 km larg grykëderdhjes së saj, ku brenda së cilës gjendeshin pako dhe çanta të cilat përmbanin lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.

Në këtë mjet dhe pranë tij (të hedhura në tokë) janë gjetur gjithësej 67 pako dhe 4 çanta, të cilat pas peshimit kanë rezultuar me peshë të përgjithshme prej: 685 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa që janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me njëra-tjetrën, vijojnë kërkimet duke krehur zonën tokësore përreth, por edhe atë ujore, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Operacioni vazhdon.


OPERACION by newsbomb-al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkatërroi pronën me tritol, arrestohet nga policia 32-vjeçari (EMRI)
Basha ashpërson tonet ndaj Metës: SHPK-ja jote do falimentojë »
Article Logic
Execution time: 0.016626119613647
array(1) { ["section"]=> string(88) "operacion-nga-ajri-toka-dhe-uji-bllokohet-ne-vlore-gomonia-me-685-kile-droge-video-81049" }