Operacioni anti-drogë në Greqi, zbulohet laboratori i kanabisit afër Athinës, në pranga 8 shqiptarë (VIDEO)

Publikuar tek: rajon, më 16:15 05-12-2020 Operacioni anti-drogë në Greqi, zbulohet laboratori i kanabisit afër Athinës, në pranga 8 shqiptarë (VIDEO) Laboratori i kanabisit

Policia greke ka dhënë detaje mbi operacionin anti-drogë të datës 3 dhjetor me përqëndrim në Vougla.

Sipas njoftimit zyrtar, janë arrestuar 8 shqiptarë si dhe është zbuluar një shtëpi e shndërruar në laborator profesional për të kultivuar kanabis.

Operacioni u shtri në disa zona e lagje afër Athinës. Përveç 8 të arrestuarve, ka dhe 7 të akuzuar si anëtarë të kësaj organizate kriminale teksa 2 të tjerë janë ndaluar në paraburgimet ku kanë qenë.

Në total Policia greke i ka sekuestruar kësaj organizate kriminale

(1,800) fidanë të kanabisit,

(1) kilogram dhe (355.8) gram kokainë,

(43) kilogramë dhe (300) gram gjethe kërpi,

(45) kërcej kërpi,

(510) gram pluhur me përbërje kimike të panjohur të përshtatshme për falsifikim të kokainës,

(6) makina,

(11,505 EUR),

pistoletë me gëzhojë dhe (41) gëzhoja,

(2) grushta hekuri,

(2) peshore precize, (16) pajisjet mobile gjithashtu

pajisje të plota dhe monitorim të ventilimit, elektrifikimit dhe ndriçimit të laboratorëve – kopësht kultivimin e kërpit hidroponik (llambat, dehumidifikuesit, tubat e ventilimit, instrumentet automatike të ujitjes, plehrat, etj.)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trafikonin drogë nga Shqipëria e Turqia për në Greqi, kapet çifti i bashkëshortëve dhe një shqiptar, kishte rol kyç në bandë
»
Article Logic
Execution time: 0.013040065765381
array(1) { ["section"]=> string(110) "operacioni-anti-droge-ne-greqi-zbulohet-laboratori-i-kanabisit-afer-athines-ne-pranga-8-shqiptare-video-230283" }