Operacioni anti-drogë në Vlorë, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për 4 të arrestuarit (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:55 08-02-2018 Operacioni anti-drogë në Vlorë, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për 4 të arrestuarit (EMRAT)

Prokuria ka dhënë pretencën për 4 të arrestuarit gjatë operacionit anti-drogë në Vlorë, një vit më parë. 

Prokuroria ka kërkuar për:

-Taulant Haxhiraj, 9 vite burg

-Xhovalin Baco, 4 vite burg

-Marjus Bajrami, 8 vite burg

-Shkëlqim Koçiajn, 8 vite burg

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, në fshatrat Vezhdanisht-Treblovë policia zbuloi një sasi shumë të madhe lënde narkotike, të shpërndarë në parcela, si edhe në proces tharjeje, plot 7250 rrënjë kanabis.

Në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndronte Taulant Haxhiraj, i cili, bashkëpunonte ngushtë me punonjësin e Policisë, Renaldo Avdulaj, si edhe me disa persona të tjerë. Këta të fundit kishin për detyrë marrjen e masave konkrete për kultivimin, magazinimin dhe më tej, shpërndarjen e lëndës narkotike.
Nga hetimet e kryera rezultoi e provuar se, nga ana e policisë gjyqësore janë siguruar dhe mbledhur të dhëna, për aktivitetin kriminal të disa grupeve personash, shtetas shqiptar, të cilët ne mënyrë të organizuar kultivonin bimë narkotike në disa zona të rrethit Vlorë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014165878295898
array(1) { ["section"]=> string(98) "operacioni-anti-droge-ne-vlore-ja-sa-vite-burg-kerkon-prokuroria-per-4-te-arrestuarit-emrat-109602" }