Operacioni antidrogë në Bari, kapen 1.3 ton kanabis, arrestohen dy trafikantët shqiptarë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:14 22-01-2017 Operacioni antidrogë në Bari, kapen 1.3 ton kanabis, arrestohen dy trafikantët shqiptarë (VIDEO)

Një tjetër rast për trafik ndërkombetar droge drejt Italisë është goditur pranë Barit në Itali ku kanë rënë në pranga 2 shqiptarë dhe janë sekuestruar 1350 kile drogë.

Burime nga policia bëhnë me dije se njësitë e ROAN të Guardia di Finanza të Pulias kanë ndaluar nje skaf që po tentonte të trafikonte një sasi të konsiderueshme droge drejt vendit fqinj. Kapja është kryer falë aktivizimit prej 24 orësh të sinjaleve të alarmit nga pala shqiptare.

Policia italiane me anë të njësive operative te Guardia di Finanza në Durrës e Vlorë dhe atyre të Pulias u vu menjëherë në gadishmëri dhe pas identifikimit të mjetit lundrues janë vënë në ndjekje me mjetet e tyre detare të shpejta për ndalimin e skafit të kundraligjshem dhe kapjen e trafikanteve.

Pas disa ore ndjekje u arrit të kapej skafi me 1350 kg kanabis në bord nëafersi të Barit dhe të arrestohen 2 trafikantët shqiptare. Ata janë G.I., 24 vjeç dhe B.K. 52 vjeç.

Autoritet e të dy policive vijonë hetimet për të zbuluar të implikuar të tjerë në trafik dhe lidhjet me dy mjetet lundruese të ndaluara në bregdetin shqiptar me skafistët italiane.


Droga në Bari by newsbomb-al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bora arrin 1.5 metër, banorët e Bulqizës kërkojnë ndihmë: S’kemi më ushqime, kemi familjarë të sëmurë
Ndihmonin personat të kalonin kufirin me dokumente false, arrestohen tre persona në Kapshticë, mes tyre një polic (EMRAT dhe VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.022146940231323
array(1) { ["section"]=> string(98) "operacioni-antidroge-ne-bari-kapen-1-3-ton-kanabis-arrestohen-dy-trafikantet-shqiptare-video-66257" }