Operacioni ANTIDROGË në disa qytete/ Prangoset 'KOKA' i grupit kriminal, VËLLA i shefit të Policisë që doli në përgjimet e BILD për votat (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:08 17-01-2020 Operacioni ANTIDROGË në disa qytete/ Prangoset 'KOKA' i grupit kriminal, VËLLA i shefit të Policisë që doli në përgjimet e BILD për votat (E PLOTË) FotoMontazh

Një aksion i madh antidrogë nisi mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit, ku janë arrestuar deri tani dhjetë persona dhe po punohet për arrestimin e disa të tjerëve.

Mes të arrestuarve është dhe Pajtim Aga, i cilësuar si "koka" i grupit kriminal që vepronte në fushën e narkotikëve. 10 të arrestuarit janë ndaluar respektivisht 4 në Tiranë, 3 në Durrës, 1 në Fier dhe 2 në Gjirokastër,  ndërsa po punohet dhe për kapjen e disa personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.

Por Pajtim Aga nuk është një emër i panjohur për Policinë pasi rreth katër vite më parë, më  datë 25.09.2016, është arrestuar nga Blutë e Lezhës me 320 gramë kokainë të paketuar që e mbante në makinë. Dy vite pas kësaj ngjarje, më 29 nëntor 2018, djali i Pajtim Agës, Mateo Aga niset nga Tirana ku banon familja e tij për në Maqellarë te gjyshërit dhe që prej asaj dite raportohet i humbur.

Gjithashtu, Pajtim Aga është vëllai i shefit të Policisë së Dibrës, Robert Aga, i cili doli në përgjimet e gazetës gjermane BILD për çështjen e shit-blerjes së votave në këtë qark.

Ndërkohë, në operacionin e sotëm ku ra në pranga Pajtim Aga dhe 9 persona të tjerë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 60 kilogramë kanabis në formë çokollate. Ky grup kishte disa muaj që ishte në përgjim dhe survejim nga Policia, pasi kishte dyshime se merrej me trafik narkotikësh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070538520812988
array(1) { ["section"]=> string(149) "operacioni-antidroge-ne-disa-qytete-prangoset-koka-i-grupit-kriminal-vella-i-shefit-te-policise-qe-doli-ne-pergjimet-e-bild-per-votoat-e-plote-192398" }