10 të burgosur dhe 4 në arrest shtëpie me akuzat e posedimit dhe trafikimit të drogës dhe prostitucionit midis tyre 7 shqiptarë, ky është bilanci i operacionit antidrogë të koduar "Lëmshi" në Pisa dhe Firenze në Itali.
Midis të arrestuave 6 janë shtetas shqiptarë, 1 maroken dhe 3 italianë. Ndërsa në arrëst shtëpie janë 3 italianë dhe një shqiptar. 6 Shqiptarët e arrestuar dhe 1 në arrest shtëpie janë:
Taulant Marku, 29 vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në Torre del Lago
Mareldo Dragusha, 21 vjeç, banues në Viareggio, Itali
Kreshnik Lleshi, 32 vjeç, banues në Viareggio
Miklovan Legisi, 39 vjeç, banues në Pisa, Itali
Mariglen Mhillaj, 21 vjeç, banues në Viareggio, punonte si kamarier
Dritan Selmani, 30 vjeç, me profesion tregëtar, i dënuar më parë.
Në arrest shtëpie është shtetasi shqiptar Bledar Marku, 30 vjeç.
Trafikantët e drogës me bazë në Viareggio kishin blerë sasi të mëdha droge në italinë e veriut. Atyr u janë sekuestuar 112 gram kokainë, 108 gram marijuanë, një gram heroinë dhe 32 mijë euro. Operacioni antidrogë i policisë italiane ishte i koduar me fjalën shqipe “Lëmshi”.