Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë dy persona për kultivim të bimëve narkotike.
Shtetasit Artan Korreta, 36 vjeç dhe Albruno Arapaj, 23 vjeçjanë arrestuar pas ndjekjes nga Policia Kufitare. Dy personat akuzohen për mbjelljen e rreth 232 bimë narkotike kanabis sativa.
Në vijim të aksionit, policia ka zbuluar 7 parcela me 750 rrënjë në fshatin Gorisht dhe 3 parcela me rreth 395 rrënjë kanabis sativa në fshatin Dushkarak.