Operacioni blic në Shkodër, Prokuroria jep detaje: Të përfshirë noterë, policë dhe kancelarë gjykate (11 të arrestuar, 4 në kërkim, 3 të pezulluar)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:23 14-03-2019 Operacioni blic në Shkodër, Prokuroria jep detaje: Të përfshirë noterë, policë dhe kancelarë gjykate (11 të arrestuar, 4 në kërkim, 3 të pezulluar)

Prokuroria e Shkodrës jep detaje nga aksioni i policisë mëngjesin e sotëm në këtë qytet. Mësohet se të arrestuarit akuzohen për fajde me qytetarët, dhënia e parave hua jashtë sistemit bankar. Në këtë skemë janë të përfshirë noterë, policë dhe ish kancelarë gjykate.

Kështu janë arrestuar 11 persona, janë shpallur 4 të tjerë në kërkim si dhe janë pezulluar 2 policë dhe një noter.

Ndërkaq, janë sekuestruar 20 automjete me vlerë gjysëm mln euro. Burime nga prokuroria bëjnë të ditur po ashtu se të arrestuarit i jepnin para qytetarëve me afat 1 javë me interesa të larta qe variojnë nga 3%-20%. Nëse nuk paguhej borxhi ata u merrnin pronat.

Njoftimi i plotë nga Prokuroria:

Me datën 25.01.2019 Prokuroria e rrethit gjyqësor Shkodër ka regjistruar procedimin penal me numër 109, mbi bazën e akteve te referuara nga Drejtoria Vendore e Policise Shkoder. Nga veprimet e kryera me mjete te hetimit proaktiv, te autorizuara nga Prokuroria dhe legjitimuar nga Gjykata e rrethit gjyqesor Shkodër rezultoi e provuar perfshirja e nje numri te madh shtetasish ne veprimtarinë e organizuar te dhënies hua, jashtë sistemit bankar, se shumave te konsiderueshme te te ardhurave monetare.

Dhenia hua e ketyre shumave është për interesa shume te larta qe variojne nga 3%-20% ne jave nga ana e personave te implikuar. Gjatë hetimit të kryer rezultoi përvetësimi nga ana e te dyshuarve te disa pasurive te luajtshme, automjete te rregjistruara ne emer te tyre dhe pasurive te paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona për të cilat kishte kaluar pronësia ne emër te te dyshuarve.

Si rrjedhoje e veprimeve te pergjimeve telefonike, ambjentale, vezhgimit, te legjitimuar nga Gjykata, administrimit te akteve shkresore, kqyrjeve etj rezultoi perfshirja ne veprimtari kriminale e 22 personave emrat e te cilëve u regjistruan si autore te veprave penale te “Ushtrim pa liçence i veprimtarise bankare”, me pasoja te renda, ne bashkëpunim, “Pastrim i produkteve te vepres penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim te krimit”, te parashikuar nga nenet 170/c/2, 25, 287, 248 dhe 300/1 te Kodit Penal. Me miratim te gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder jane caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg” për 11 shtetas, qe janë B. A; I. M, M. B; L.S; N. A; A. B; A.D (me detyrën ish kancelar ne Gjykatën e Shkodrës); V. N; E. F,; E. Q; P. V. Janë shpallur ne kërkim shtetasit me inicialet E.M; J.A.; I.S dhe E.L.

Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal ”pezullim i ushtrimit te detyrës” për noteren pranë Dhomes se Noterise Shkodër, V. H dhe SPZ pranë Komisariatit te Policise Shkoder E. L. Është ushtruar kontroll ne një numër te madh banesash, kontroll i kryer me vendim te gjykatës.

Gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar nje numër i madh automjetesh, vlera te konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), aparate celulare etj. Veprimet e kontrollit, sekuestrimit dhe veprimeve te para hetimore vijojnë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029233932495117
array(1) { ["section"]=> string(147) "operacioni-blic-ne-shkoder-prokuroria-jep-detaje-te-perfshire-notere-police-dhe-kancelare-gjykate-11-te-arrestuar-4-ne-kerkim-3-te-pezulluar-156387" }