Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bënë të mundur ndalimin e 27 vjeçarit Fatmir Ara, banues në Tiranë.
Burime nga policia bëjnë me dije se efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore Policisë Tiranë me qëllim dokumentimin e plotë të operacionit "Early Spring", u bë i mundur kapja dhe vendosja para përgjegjësisë penale e njërit nga shtetasit e shpallur në kërkim, Fatmir Ara.
Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim" si dhe “Prodhim dhe shitje i narkotikëve e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.