Operacioni i antidrogës në Bolonja, arrestohen 7 shqiptarë dhe sekuestrohen 1.500 kg kanabis

Publikuar tek: aktualitet, më 20:11 23-07-2019 Operacioni i antidrogës në Bolonja, arrestohen 7 shqiptarë dhe sekuestrohen 1.500 kg kanabis Sekuestrimi nga Policia e Bolonjes

Policia italiane ka bërë me dije se ka shkatërruar një rrjet trafikantësh marijuane dhe kokaine. Sipas të dhënave policia e Bolonjës ka arrestuar 17 persona, mes tyre 9 italianë, 7 shqiptarë dhe 1 nigerian.

Sipas policisë italiane janë sekuestruar 1 mijë e 500 kile kanabis dhe dy kile kokainë. Mësohet se ngarkesa e drogës ka ardhur me anije nga Shqipëria në brigjet e Pulias. Më pas droga ka qëndruar në depo në Bolonjë, për tu shpërndarë në zonat midis Emilia-Romagnas, Toscanës dhe Umbrias.

Me anë të përgjimeve prej disa muajsh, hetuesit kanë arritur që të dekriptonin mesazhet e bisedave që bënin pjesëtarët e organizatës italo-shqiptare.

Prokurori Alberto Gamberini lëshoi 27 urdhra për arrestim për trafik droge, 9 prej tyre Italian, 7 shqiptarë dhe 1 nigerian.

Gjithashu ende 10 të dyshuar, të gjithë shqiptarë janë në kërkim.

1111.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097811222076416
array(1) { ["section"]=> string(98) "operacioni-i-antidroges-ne-bolonja-arrestohen-7-shqiptare-dhe-sekuestrohen-1-500-kg-kanabis-173126" }