Operacioni i armëve në Elbasan, Lleshaj zbulon pse u mbajt i fshehtë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:36 12-07-2019 Operacioni i armëve në Elbasan, Lleshaj zbulon pse u mbajt i fshehtë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për operacionin e armëve në Elbasan.

Operacioni u zhvillua në fshatin Papër, ku u gjetën një arsenal armësh që dyshohet se i përkasin bandave kriminale.

I pyetur nga gazetarët, se përse u mbajt i fshehtë ky operacion, ministri u përgjigj: "Operacionet e policisë si rregull bëhen të gjitha të fshehta, rezultatet publikohen. Ështe mjeshtëri e vjetër", tha Lleshaj për mediat teksa ka marrë pjesë në inaugurimin e godinës së Policisë Kufitare në në Han të Hotit.

Lidhur me këtë ngjarje në Elbasan janë pezulluar 4 policë nga detyra, me akuzën se kanë nxjerrë informacion.

Ndërkaq, Lleshaj është pyetur edhe për trafikimin e 1 ton drogë përmes liqenit të Shkodrës. Lidhur me këtë ministri u shpreh senuk është i informuar, por theksoi se lufta ndaj këtij fenomeni vazhdon.

“Sa i përket trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Malit të Zi përmes liqenit të Shkodrës apo pikat e kalimit kufitar nuk jam i informuar se janë kapur 1 ton drogë nga maji deri tani. Lufta ndaj trafikut të drogës është një prioritet i Policisë së Shtetit. Ne nuk mund ta konsiderojmë ende të mbaruar luftën ndaj trafikut të drogës por di që kemi shkatërruar në mënyrë thelbësore gjithë rrjetet e kultivimit të cannabisit në Shqipëri dhe gjithë treguesut e këtij viti provojnë faktin që fenomeni është goditur dhe është shkatërruar. Sigurisht ka perpjekje sporadike të cilat po ndiqen me seriozitet të madh nga policia”, tha Lleshaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071010589599609
array(1) { ["section"]=> string(74) "operacioni-i-armeve-ne-elbasan-lleshaj-zbulon-pse-u-mbajt-i-fshehte-171974" }