Operacioni i dytë i Joridës me skoliozë del me sukses, vogëlushja e përlotur: Shqiptarët më dhanë një shans të dytë (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:49 22-11-2019 Operacioni i dytë i Joridës me skoliozë del me sukses, vogëlushja e përlotur: Shqiptarët më dhanë një shans të dytë (Video) (Shqiptarët për Shqiptarët, News24)

Jorida nga Ballshi me skoliozë të theksuar dhe me probleme në pjesën e legenit iu nënshtrua me sukses ndërhyrjes së parë disa ditë më parë.

 

Pas operacionit Jorida tregoi forcë dhe e mori veten shumë shpejt.

Ajo tashmë është gati për t’iu nënshtruar operacionit të dytë dhe më të vështirë, operacionit të skoliozës. Jorida dhe prindërit janë në ankth për këtë ndërhyrje për shkak se është më i vështirë dhe i komplikuar në krahasim më operacionin e parë. Jorida futet në sallën e operacioni ndërsa prindërit me ankth numërojnë pas derës sekondat dhe minutat që kalojnë.

Minutat u duken orë ndërsa orët përjetësi. Në një kohë vetëm prej shtatë ditësh prindërit e panë vajzën dy herë në operacion. Më në fund mjeku del nga salla e operacioni dhe u jep prindërve lajmin e shumëpritur: operacioni i skoliozës doli me sukses! Pasi kalon natën e parë në reanimacion, të nesërmen Joridës i bëjnë një surprizë të bukur.

Shokët dhe shoqet e klasës kanë udhëtuar nga Ballshi për ta vizituar në spital i thonë që i ka marrë malli dhe mezi e presin të rikthehet në bankat e shkollës. Ndërsa prindërit e Joridës falenderojnë gjithë shqiptarët që ndihmuan vajzën e tyre dhe i dhanë një shand të dytë në jetë të jetë dhe ajo si gjithë moshatarët e saj. Tashmë Jorida është kthyer në shtëpi, shqiptaret lumturuan edhe një familje shqiptare kësaj herë duke i kthyer shpresën 12 vjeçares.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032726049423218
array(1) { ["section"]=> string(126) "operacioni-i-dyte-i-jorides-me-skolioze-del-me-sukses-vogelushja-e-perlotur-shqiptaret-me-dhane-nje-shans-te-dyte-video-186859" }