Operacioni i lojërave të fatit/ Arrestohet Gramoz Murataj dhe vëllai i kryetares së KPA-së (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:04 21-02-2020 Operacioni i lojërave të fatit/ Arrestohet Gramoz Murataj dhe vëllai i kryetares së KPA-së (EMRAT)

Dalin detaje të reja nga operacioni i befasishëm i mbrëmjes së djeshme që u zhvillua në disa qytete të vendit nga efektivë të Policisë së Shtetit, repartit special RENEA dhe FNSH, si dhe skuadrat Shqiponja.

 

Kanë dalë emrat e disa prej të arrestuarve nga operacioni i madh për goditjen e lojërave të fatit. Bëhet me dije se në Tiranë janë arrestuar Gramoz Murataj dhe Ervis Mulaj, ndërsa janë sekuestruar edhe mjetet që përdornin për lojërat e fatit pa leje.

Ndërkaq, Gramoz Murataj është një emër i njohur për policinë ai ka qenë i arrestuar në Itali për drogë. Gramozi ka tre  kompani lojërash fati në Itali.

Ndërsa Eevis Mulaj është vëllai i Natasha Mulajt, kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, shkalla e dytë e vettingut.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme mega-operacioni ka pasur për qëllim goditjen e aktiviteteve kriminale dhe të ushtrimit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme. Në kuadër të operacionit që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit deri më tani janë shoqëruar në polici 184 persona, Tiranë janë 20 persona, në Elbasan 100 ndërsa në Durrës 64.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0082979202270508
array(1) { ["section"]=> string(102) "operacioni-i-lojerave-te-fatit-arrestohet-gramoz-murataj-dhe-vellai-i-kryetares-se-kpa-se-emrat-195949" }