Operacioni i Policisë së Dibrës dhe Tiranës vë në pranga 56 vjeçarin nga Lura, i gjenden në shtëpi kallashnikov, municion luftarak dhe kanabis

Publikuar tek: aktualitet, më 10:24 15-07-2020 Operacioni i Policisë së Dibrës dhe Tiranës vë në pranga 56 vjeçarin nga Lura, i gjenden në shtëpi kallashnikov, municion luftarak dhe kanabis

Një 56 vjeçar nga Lura është arrestuar nga Policia në Kamëz pasi ka vjedhur dhe thyer shtëpinë e një shtetasi tjetër.

Policia e Dibrës ka organizuar operacionin me atë të Tiranës dhe kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit me inicialet M.V 56 vjeç. , në Bathore, Kamzë. Policia e Dibrës ushtroi kontroll në banesën e autorit të dyshuar, shtetasit M. V.,  ku gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak dhe rreth 300 gr. lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe disa sende të vjedhura në banesën e shtetasit R. C.

Dibër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lura”.

Operacioni nga DVP Dibër, në bashkëpunim me DVP Tiranë.

Vodhi me thyerje në banesën e një shtetasi, identifikohet dhe kapet autori.

Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, në Lurë, Policia e Dibrës gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, dylbi nate dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Operacioni për kapjen e autorit u finalizua në Bathore, Kamzë, Tiranë, nga ana e Seksionit të Kërkimit pranë Sektorit të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas informacioneve të dhëna nga DVP Dibër.

Shërbimet e Policisë Dibër, pas marrjes së informacionit se në fshatin Lurë e Vjetër, një shtetas kishte vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit R. C., organizuan punën dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj vjedhjeje.

Në vijim të veprimeve, Policia e Dibrës ushtroi kontroll në banesën e autorit të dyshuar, shtetasit M. V.,  ku gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak dhe rreth 300 gr. lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe disa sende të vjedhura në banesën e shtetasit R. C.

Gjatë  kontrollit të zonës për lokalizmin dhe kapjen e autorit, Policia e Dibrës siguroi informacion mbi vendndodhjen e tij dhe falë shkëmbimit të informacionit me DVP Tiranë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi për llogari të DVP Dibër, e autorit të dyshuar, shtetasit M. V., 56 vjeç, banues në fshatin Lurë e Vjetër, Dibër.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091631412506104
array(1) { ["section"]=> string(147) "operacioni-i-policise-se-dibres-dhe-tiranes-ve-ne-pranga-56-vjecarin-nga-lura-i-gjenden-ne-shtepi-kallashnikov-municion-luftarak-dhe-kanabis-213879" }