Në fotografi shihet moment i shpëtimit të një personi nga Forcat Ajrore në Memaliaj. Personi, në foto i cili qëndron pezull në ajër, i lidhur me litarin e helikopterit ushtarak, mendohet të ketë mbetur i bllokuar në ambjentet e një lokali të rethuar krejtësisht nga uji.
Forcat Ushtarake, Policia dhe zjarrfikëset, kanë nisur evakuuimin e popullsisë nga zonat e përmbytura. Deri tani nuk është raportuar asnjë dëm njerëzor. Situata në jug të vendit vazhdon të jetë e përkeqësuar.