Operacioni italo-shqiptar: Kapet motoskafi me drogë, arrestohen 3 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 18:51 27-01-2017 Operacioni italo-shqiptar: Kapet motoskafi me drogë, arrestohen 3 persona

Nga operacioni antidrogë mes policisë italiane dhe asaj shqiptare është goditur një tjetër rast i tentativës për të trafikuar lëndë narkotike me skaf në drejtim të Italisë.

Si rezultat i një operacioni të përbashkët ndërmjet shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Guardia di Finanza, rreth orës 16:30, 23 milje larg Karaburunit në det të hapur u bë e mundur kapja e një motoskafi të ngarkuar me lëndë narkotike.

Burime nga policia bëjnë me dije se në motoskaf gjendeshin dy shtetas Italianë dhe një shqiptar, të cilët për t'i shpëtuar ndjekjes së Policisë e hodhën lëndën narkotike në det. Tre të arrestuarit gjatë operacionit janë shtetasit:  F.O. 48 vjeç nga Brindisi; D. L. 59 vjeç nga Brindisi dhe A.Q, 32 vjeç nga Vlora.

Aktualisht po punohet për grumbullimin e lëndës narkotike dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në dy vendet.

 

 7rr6.jpg

16358958_10155646138868765_441740495_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbahet nesër procesi zgjedhor për “Urdhërin e Psikologut”
“Dua të jetoj. Më ndihmoni ju lutem”, studentja shqiptare ka nevojë për ndihmën e të gjithëve »
Article Logic
Execution time: 0.011180877685547
array(1) { ["section"]=> string(77) "operacioni-italo-shqiptar-kapet-motoskafi-me-droge-arrestohen-3-persona-66885" }