Policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia Di Financa kanë finalizuar operacionin "Delta Forcë" dhe kanë ndaluar në Sazan gomonen me dy shqiptarë brenda.
Policia kufitare bllokoi gomonen 8 metër të gjatë pas disa orësh ndjekje. Gomonia ishte nisur nga Derdhja e Vjosës në Ishullin e Sazanit drejt Italisë. Në bord nuk u gjet asnjë material i kundraligjshëm.