Operacioni ku u përfol Frroku, Policia: Ishte i suksesshëm, rrezik dalja e dokumentit sekret

Publikuar tek: aktualitet, më 14:41 17-03-2015 Operacioni ku u përfol Frroku, Policia: Ishte i suksesshëm, rrezik dalja e dokumentit sekret Foto ilustruese

Policia e Shtetit ka thënë në një njoftim për shtyp se operacioni i koduar “Laguna e Vilunit” ka qenë një nga operacionet më të suksesshme ku janë sekuestruar rreth 800 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë dhe janë arrestuar 7 persona.

Në njoftimin e Policisë nuk ka asnjë sqarim për përmendjen e deputetit Mark Frroku, i cili, sipas një dokumenti sekret të dalë në media, ka ndaluar policinë të kontrollojë mjetin e tij, ku dyshohet se ndodhej njëri nga trafikantët e drogës.

Policia shpreh vetëm shqetësimin e daljes të këtij dokumenti sekret, duke thënë se përbën rrezik për sigurinë e jetës së punonjësve të policisë si dhe mbarëvajtjen e hetimit. Në njoftimin e policisë behen të ditura edhe rezultatet e këtij aksioni ku janë sekuestruar 804 kg kanabis sativa, 307 fishekë, 12 mijë euro, 3 automjete dhe 16 telefona celularë  e është bërë arrëstimi në flagrancë i 7 personave.

“Për sa i përkët insinuatave me natyrë politike, për veprimet operacionale policore, Policia e Shtetit sqaron se vendimet gjatë çdo faze të operacionit Laguna e Vilunit, jane marrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me të cilën ka ndjekur këtë prej më shumë se një viti procedimin penal për veprimtarinë e këtij grupi kriminal”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arratiset vëllai i Fatmir Vladit, dëshmitarit në gjyqin kundër Arben Frrokut
Wikipedia, gjuhë vulgare në artikuj të ndryshëm shqip »
Article Logic
Execution time: 0.011327981948853
array(1) { ["section"]=> string(93) "operacioni-ku-u-perfol-frroku-policia-ishte-i-sukseshem-rrezik-dalja-e-dokumentit-sekret-6158" }