Policia e Shteti ka finalizuar operacionin “Laguna e Vilunit”, në të cilin është bërë i mundur arrestimi i 4 personave me iniciale A. RR., K.P., A. M., A. C.
Operacioni për goditjen e grupeve të trafikut të drogës ka nisur tre vite më parë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimet e Rënda dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Gjatë kësaj kohe janë mbajtur nën vëzhgim shtëpitë, ambjentet dhe vendet ku dyshohej që qëndronin personat e përfshirë.
Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim disa persona të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe po punon për arrestimin e tyre.