Operacioni ‘MARANAJ’ në Shkodër, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

Publikuar tek: aktualitet, më 16:14 14-03-2019 Operacioni ‘MARANAJ’ në Shkodër, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

Policia ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me operacionin e zhvilluar në Shkodër, ku ranë në pranga 11 persona dhe 5 të tjerë u shpallën në kërkim.

Të arrestuarit akuzohen për fajde me qytetarët, dhënie e parave hua jashtë sistemit bankar. Ndërkaq, policia ka sekuestruar mijëra para cash në euro, dollarë dhe paund britanik.

Të arrestuar janë shtetasit:

Byrhan  Aliaj  61 vjec nga Shkodra

Edri Memcaj 33 vjec nga Shkodra

Adri Balaj 22 vjec, nga Shkodra;

Artan Dragani 39 vjec nga Shkodra

Marjan Bregu . 31 vjec nga Shkodra

Vinko Nikprelaj  37 vjec lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër;

Eduart Fusha 38 vjec nga Shkodra

Elidon Qerimaj, 41 vjec, nga Shkodra

Pashko Vunksanlekaj  54 vjec nga Shkodra;

Lul Sylja 48 vjec nga Shkodra;

Naim Ahmetaj 52 vjec lindur në Pukë dhe banues në Tiranë;

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e 5 shtetasve të tjerë.

Gjatë operacionit dhe kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

- 238 600 Euro CASH

- 272 400 dollare CASH

- 414 000 Lekë

- 510 Paund Britanik

- 20 automejte transporti

- 1 revolver,

- 1 krëhër pistolete me fishekë

- 1 armë gjahu pa leje

- 5 kompjutera laptop

- 50 celualarë

- Dokumente, kontrata, akte dhe deklarta noteriale, për pasuri e transaksione financiare të dyshuara.

Vazhdojnë hetimet financiare për dokumentimin e të gjitha pasurive të vëna nga aktiviteti kriminal, me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin tek viktimat e krimit.

Në këtë operacion morën pjesë 160 forca policore dhe 30 automjete të policisë, përfshirë edhe automjete për transportim mjetesh transporti.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.

Ne sigurojmë qytetarët se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065491199493408
array(1) { ["section"]=> string(68) "operacioni-maranaj-ne-shkoder-zbardhen-emrat-e-te-arrestuarve-156425" }