Operacioni ndërkombëtar shpartallon grupin e rrezikshëm të hajdutëve shqiptarë në Itali (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:48 19-08-2019 Operacioni ndërkombëtar shpartallon grupin e rrezikshëm të hajdutëve shqiptarë në Itali (DETAJE) Foto ilustruese

Një operacion i koordinuar midis Interpol Tiranës dhe asaj të Romës bëri të mundur shpërbërjen e një grupi grabitësish shqiptarë, të cilin kishin kryer një seri vjedhjesh në Itali.

Operacioni dypalësh ‘’Korabi’’ arrestoi në Dibër shtetasit B.GJ. 38-vjeç dhe Q.A. 32-vjeç, kurse personi i tretë i arrestuar është shtetasja H.R. 49-vjeçe, e cila u ndalua ditën e sotme në Itali. Nga informacionet e fundit, mësohet se ata i kanë grabitur me forcë shtetasit italian A.L. 60 mijë € dhe disa bizhuteri në shtëpinë e tij.


Sipas të dhënave, të tre ishin banorë nga Dibra dhe kryenin grabitje me armë në shtetin fqinj. Ata ishin shpallur në kërkim nga policia shqiptare dhe ajo italiane për kryerjen e disa veprave penale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012141942977905
array(1) { ["section"]=> string(101) "operacioni-nderkombetar-shpartallon-grupin-e-rrezikshem-te-hajduteve-shqiptare-ne-itali-detaje-175797" }