Në vijim të operacionit të policisë në fshatin Lazarat gjatë ditës së sotme janë shoqëruar në polici 42 persona dy prej të cilëve janë arrestuar.
Pas verifikimeve, janë lënë të lirë 18 persona ndërsa për 24 të tjerë vijojnë procedimet me Prokurorinë. Policia ka deklaruar se operacioni nuk është ndërprerë për asnjë çast dhe do të vijojë deri në kapjen e personit të fundit.
Ndërkaq policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko, të akuzuar për vrasjen me paramendim të efektivit të forcave speciale RENEA, Ibrahim Basha.