Operacioni: Organizatës turko-shqiptare-spanjolle i kapet 16 kg heroinë, 29 në pranga

Publikuar tek: bota, më 21:45 02-02-2017 Operacioni: Organizatës turko-shqiptare-spanjolle i kapet 16 kg heroinë, 29 në pranga

Plot 29 persona janë arrestuar nga policia spanjolle në kuadër të një operacioni të gjerë kundër trafikut të heroinë dhe kokainës nga Ballkani, Turqia dhe Holanda.

Nga të arrestuarit, 22 prej tyre janë prangosur në Galicia dhe pjesa tjetër në Madrid, kryeqyteti i vendit. Organizata vepronte në mënyrë ndërkombëtare.

Të arrestuarit janë shqiptarë, turq dhe spanjollë. Operacioni u koduar “Galeaza”, dhe ka çuar në sekuestrimin e 16 kg heroinë të pastër dhe me cilësi të lartë si dhe materiale të tjera për falsifikimin, trajtimin dhe paketimin e drogës, raporton Ora News.

Shumica e lëndës narkotike u sekuestrua në një automjet që po udhëtonte nga Madridi, ku kishte marrë drogën në drejtim të Galicias. Ndërkohë, 8 kg drogë është sekuestruar në muajin gusht të vitit të shkuar, pjesë e po të njëjtës organizatës.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se në qytetin Pontevedra ishte ngritur një laborator për përpunimin e drogës ku janë sekuestruar gjithashtu edhe 35 mijë euro para të gatshme, një pistoletë, si dhe 11 automjete të pajisura me hapësira të posaçme për transferimin e drogës. Gjithashtu, janë sekuestruar pajisje elektronike.

Hetimet nisën pas informacione të mbërritura tek Roja Civile, siç quhet policia në Spanjë, ku thuhet se ekzistonte një organizatë që funksiononte në Pontevedra që furnizonte me heroinë rajonin e Galicias. Më pas nisën vëzhgimet për të identifikuar anëtarët e saj.

Heroina është siguruar nga tri organizata turke-shqiptare të vendosura në Madrid dhe Orense, përgjegjëse për futjen në Spanjë të heroinës nga Ballkani, Turqia dhe Holanda. gjithashtu.

Midis të arrestuarve është edhe një mjek kirurg, i cili kishte fshehur drogën në shtëpinë e tij në Madrid.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025532007217407
array(1) { ["section"]=> string(89) "operacioni-organizates-turko-shqiptare-spanjolle-i-kapet-16-kg-heroine-29-ne-pranga-67532" }