Operacioni për riatdhesimin e shqiptarëve, Balluku publikon foton: Gati skuadra fluturuese e shpëtimit Air Albania

Publikuar tek: aktualitet, më 14:19 28-03-2020 Operacioni për riatdhesimin e shqiptarëve, Balluku publikon foton: Gati skuadra fluturuese e shpëtimit Air Albania foto e publikuar nga Belinda Balluku

Kryeministri Edi Rama konfirmoi se nga dita e hënë do të fillonte puna për riatdhesimin e shqiptarëve që kanë ngelur të izoluar në vendet e tjera si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka shpërndarë foton e skuadrës së parë fluturuese, që do të fillojë që sot operacionin për të riatdhesuar shqiptarët.

Riatdhesimi do të bëhet falas, ndërsa fluturimet do të bëhen me avionin "Lasgushi", pjesë e kompanisë Air Albania.

"Gati skuadra fluturuese e shpëtimit Air Albania! Nisim që sot operacionin humanitar për riatdhesimin e shtetasve shqiptar që përmbushin kriteret e vendosura nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Jemi me mendje e zemër me ju", shkruan Balluku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083420276641846
array(1) { ["section"]=> string(119) "operacioni-per-riatdhesimin-e-shqiptareve-balluku-publikon-foton-gati-skuadra-fluturuese-e-shpetimit-air-albania-200407" }