Operacioni prej 60 mijë dollarësh, vogëlushi Diell Spahiu vuan nga sëmundja e rrallë, aktivistja hap llogari online që qytetarët të kontribuojnë në shërimin e tij

Publikuar tek: aktualitet, më 23:47 15-10-2019 Operacioni prej 60 mijë dollarësh, vogëlushi Diell Spahiu vuan nga sëmundja e rrallë, aktivistja hap llogari online që qytetarët të kontribuojnë në shërimin e tij Vogelushi nga Kosova, Diell Spahiu

Djaloshi i vogël nga Kosova, Diell Spahiu vuan nga një sëmundje e rrallë.

Ai është diagnostikuar me paralizë cerebrale (diplegji spastike), i cili nuk i mundëson siç duhet furnizimin me oksigjen të trurit të tij. Si pasojë Dielli nuk është në gjendje që të ecë.

Vogëlushit i është dhënë mundësia që t’i nënshtrohet një operacioni në SHBA për ta shëruar atë.

Kostoja totale e operacionit do të jetë 60,000 dollarë dhe organizatorja e hapjes së fondacionit për shërimin e Diellit të vogël, Albina Nikçi ka mundësuar një faqe online për të gjithë ata që mund të dhurojnë dhe të kontribuojnë në plotësimin e vlerës prej 60 mijë dollarëve për operacionin e Diellit.  

Apeli i saj është që gjithkush me sado pak mund të ndihmojë që Dielli i vogël t’i rikthehet jetës normale dhe të gëzojë si të gjithë fëmijët e tjerë.

Njoftimi i aktivistes Albina Nikçi:

Diell Spahiu është një djalë argëtues i dashur, energjik dhe plot jetë. Fatkeqësisht, për shkak të komplikimeve gjatë lindjes ai nuk ka oksigjen të mjaftueshëm që shkonte në trurin e tij.

Ai është diagnostikuar me paralizë cerebrale (diplegji spastike). Si pjesë e ekzaminimit neurologjik, ka rezultuar se ndjeshmëria sipërfaqësore është e paprekur.

Dielli nuk është në gjendje të ecë për shkak të komplikimeve që ka dhe atij i është dhënë mundësia që t’i nënshtrohet një operacioni këtu në Shtetet e Bashkuara për ta korrigjuar atë.

Me ndihmën e organizatave në vendlindjen e tij, në Kosovë, familja e tij është përpjekur që të marrë grante për të mbuluar të paktën gjysmën e kostos.

Kostoja totale e operacionit do të jetë 60,000 dollarë dhe ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën për të marrë fonde kudo që të jemi në gjendje në mënyrë  që të përmbushim detyrimet financiare.

Çdo dhurim do të ndihmojë shumë dhe ju lutemi shpërndajeni këtë njoftim me këdo që njihni!

Faleminderit të gjithëve.  

Linku:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13424587249756
array(1) { ["section"]=> string(167) "operacioni-prej-60-mije-dollaresh-vogelushi-diell-spahiu-vuan-nga-semundja-e-rralle-aktivistja-hap-llogari-online-qe-qytetaret-te-kontribuojne-ne-sherimin-e-tij-182217" }