Specialistët e Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe një pune hetimore të mirëorganizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Saga”, duke sekuestruar eksplozivë dhe arrestuar 4 persona.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
•Vjollca Sorra 42 vjeçe,banuese në Burrel;
•Edmond Demiri 32 vjeç, banues në Burrel;
•Robert Doku 30 vjeç, banues në Burrel; •
•Viktor Hanaj 33 vjeç, banues në Burrel.
Arrestimi i tyre u bë pasi:
Më datë 16.05.2017, në Fushë-Krujë, në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët e Trafiqeve gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e shtetasve të mësipërm, i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 30 kallëpë e dyshuar si lëndë plasëse eksploziv me peshë rreth 6 kg;
• 29 copë kapsolla detonatore ku 13 prej tyre ishin të përgatitura me fitil zjarrpërcjellës;
• 4 aparatë telefoni celular;
•një mjet tip Benz.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive"në bashkëpunim parashikuar nenin 282/ a, 25 të Kodit Penal.