Në kuadër të operacionit policor të koduar “SPARE PARTS 2017”, kundër trafikimit të paligjshëm të automjeteve dhe pjesëve të këmbimit, në 24 orët e fundit nga ana e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, janë kontrolluar 53 mjete nga të cilat janë konstatuar 4 mjete të dyshuara të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri.
Policia bën me dije se në këto kushte, u bë sekuestrimi i tyre dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për veprën penale "Trafikimi i mjeteve motorike" parashikuar nga Neni 141/a i Kodit Penal.
Konkretisht:
1.U bllokua mjeti tip "Volkswagen" me targa FR 7667 A në pronësi të shtetadit V.Ll
2.U bllokua mjeti "Fiat-Punto" me targa FR 3893 A në pronësi të shtetasit E.K
3.U bllokua mjeti "Fiat-Punto" me targa HS IA 2005 në pronësi të shtetasit G.K
4.U bllokua mjeti tip "Daimler-Chrysler" me targa AA 541 LC në pronësi të shtetasit P.M Nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier do vijoi puna për parandalimin dhe goditjen e trafikut të mjeteve motorike, pjesëve të këmbimit dhe mashtrimeve financiare të kryera.