Policia e Tiranës ka goditur një bazë ku ushtrohej prostitucioni të periferi të Tiranës. Në lokalin në pronësi të shtetasit Ilir Peraj, me të kaluar kriminale, është gjetur edhe një minorene e cila rezultonte e humbur që prej datës 6 maj, dhe punonte si prostitutë.
Të arrestuarit nga policia janë:
1- F. Xhemali (Kuçi), 26 vjeç, lindur në Berat dhe banuese në Tiranë, për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”
2- Ilir Peraj, 46 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtje së lokaleve për prostitucion”
3- Anila Morava, 43 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”,
4- Po kështu u procedua në gjëndje të lirë shtetasi A. D, 16 vjeç, lindur në Tiranë, banues në Tiranë, për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”