Operacioni ushtarak amerikan vrau Al Bagdadin, por lideri i vërtetë i ISIS mund të jetë tjetër person

Publikuar tek: bota, më 23:47 27-10-2019 Operacioni ushtarak amerikan vrau Al Bagdadin, por lideri i vërtetë i ISIS mund të jetë tjetër person Abu Bakr al-Baghdadi dhe i dyshuari si lideri i ri i ISIS, Abdullah Qardash

Operacionet amerikane të forcave speciale Delta Team, gjatë kësaj fundjave arritën që të vrisnin udhëheqësin e grupit militant të Shtetit Islamik (ISIS) Abu Bakr al-Baghdadi si dhe zëdhënësin e tij Abu al-Hassan al-Muhajir në Siri.

Sipas disa mediave amerikane dyshohet se organizata terroriste tashmë ka caktuar një lider të ri si pasardhës.

Faqja zyrtare e ISIS, Amak, gjatë muajit gusht kishte publikuar se drejtuesi për ‘çështjet myslimane’ të grupit terrorist, ishte përzgjedhur Abdullah Qardash, i njohur ndryshe edhe si Hajji Abdullah al-Afari apo i quajtur edhe Karshesh.  Al-Afari dyshohet se është edhe lideri i ri tashmë i ISIS, pas vrasjes së Al-Baghdadit.

Megjithëse dihet pak për ish-oficerin ushtarak irakian i cili dikur shërbente për Saddam Hussein,  inteligjenca amerikane mendon se Qardash ka marrë rolin e Baghdadit.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se lideri i ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi ishte vrarë pas një operacioni ushtarak amerikan në veri-perëndim të Sirisë.

abdullah.jpg

Abdullah Qardash, ish oficer në ushtrinë e Saddam Husein, i dyshuar si lideri i ri i ISIS

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01129412651062
array(1) { ["section"]=> string(107) "operacioni-ushtarak-amerikan-vrau-al-bagdadin-por-lideri-i-vertete-i-isis-mund-te-jete-tjeter-person-183741" }