Operacioni ushtarak në Afganistan, Trump konfirmon vrasjen e djalit të Osama bin Laden

Publikuar tek: bota, më 22:55 14-09-2019 Operacioni ushtarak në Afganistan, Trump konfirmon vrasjen e djalit të Osama bin Laden Presidenti Donald Trump

Washingtoni ka deklaruar gjatë ditës së sotme se djali i themeluesit të Al-Kaedës, Osama bin Ladenit, është vrarë gjatë një operacioni amerikan kundër terrorizmit në rajonin Afganistan-Pakistan.

‘Humbja e Hamza bin Ladinit jo vetëm që e privon Al-Kaedën nga aftësi të rëndësishme drejtuese dhe lidhje simbolike me babanë e tij, por minon edhe aktivitete të rëndësishme operative të grupit’, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Disa organizata mediatike njoftuan para disa muajve se Hamza bin Laden ishin vrarë rreth dy vjet më parë, por nuk u konfirmua nga administrata e Presidentit Donald Trump deri të shtunën.

Hamza bin Laden besohej të ketë qenë rreth 30 vjeç. Babai i Hamzësn Osama bin Laden, i shpalli luftë Shteteve të Bashkuara në 1996 dhe ishte ideatori i sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.

Hamza.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023844957351685
array(1) { ["section"]=> string(92) "operacioni-ushtarak-ne-afganistan-trump-konfirmon-vrasjen-e-djalit-te-osama-bin-laden-178469" }