'Operacioni Yellowhammer', gazeta britanike publikon raportin sekret: Parashikohet katastrofë në rast të një Brexit-i pa marrëveshje   

Publikuar tek: bota, më 21:38 19-08-2019 'Operacioni Yellowhammer', gazeta britanike publikon raportin sekret: Parashikohet katastrofë në rast të një Brexit-i pa marrëveshje    Kryeministri i zgjedhur i Britanise se Madhe, Boris Johnson dhe kreu i laburisteve, Jeremy Corby

Ndërkohë që Britania e Madhe parashikon që në më pak se 75 ditë të dalë nga Bashkimi Europian, pasi më 31 tetor pritet që të Parlamenti të marrë vendimin, gazeta The Sunday Times zbulon efektet katastrofike që mund të sjellë Brexit.

Sipas të përditshmes britanike The Sunday Times, një 'marrëveshje pa marrëveshje' e Brexit, do të sillte efekte katastrofike në vend.

The Sunday Times bën me dije se sipas parashikimeve të përpiluara nga Zyra e Kabinetit me emrin e koduar 'Operacioni Yellowhammer', Mbretëria e Bashkuar do të përballet me mungesat e ushqimeve, karburanteve dhe ilaçeve nëse nuk do të ketë një marrëveshje tranzicioni për daljen nga unioni europian, raporton newsbomb.al.

Dosja sekrete e koduar 'Operacioni Yellowhammer', parashikon gjithashtu edhe vendosjen e një kufiri doganor në Irlandë, e cila ka qenë një pikë kryesore në negociatat për daljen nga blloku.

Gjithashtu sipas Sunday Times parashikohet edhe ndërprerje udhëtimesh dhe bllokime mallrash në portet e Mbretërisë së Bashkuar, raporton newsbomb.al.

Raporti sekret vjen menjëherë pasi qeveria britanike ditën e djeshme shfuqizoi Aktin historik të Brukselit të vitit 1972, duke i dhënë fund kështu efektivisht të gjithë ligjit të BE-së në Mbretërinë e Bashkuar, raporton newsbomb.al.

Ndërkohë shfuqizimi i aktit hyn zyrtarisht në fuqi më 31 tetor, ditën kur Mbretëria e Bashkuar parashikohet që të largohet zyrtarisht nga BE.

Sekretari i Shtetit për Daljen nga BE të Britanisë së Madhe, Steve Barclay tha në një deklaratë ky është një sinjal i qartë për njerëzit e këtij vendi që nuk ka kthim mbrapa. Sipas tij Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE në 31 tetor pavarësisht rrethanave, transmeton newsbomb.al.

Dokumentet sekrete të  publikuara nga e përditshmja 'The Sunday Times', citojnë gjithashtu zyrtarët të lartë britanik që paralajmërojnë se deri në 85 % të kamionëve nuk do të ishin gati për të kaluar doganat franceze nga Eurotuneli në Kanalin e Lamanshit pas 31 tetorit, duke shkaktuar radhë që mund të zgjasnin me ditë. Rreth 75% e të gjithë barnave që vijnë në Britaninë e Madhe, hyjnë nëpërmjet vendkalimit të La Manshit, thuhet në dokumentet e publikuara, transmeton newsbomb.al.

Gazeta 'The Sunday Times' nuk e ka bërë me dije se si arriti t'i siguronte këto dokumente, ndërsa qeveria britanike ende nuk ka reaguar pas publikimit të këtyre dokumenteve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073351860046387
array(1) { ["section"]=> string(135) "operacioni-yellowhammer-gazeta-britanike-publikon-raportin-sekret-parashikohet-katastrofe-ne-rast-te-nje-brexit-i-pa-marreveshje-175819" }