Operohet personi i parë me Covid 19, 18 vjeçarja nga Lezha ia del me sukses: Fillimisht shkoi për apendesit

Publikuar tek: politike, më 15:46 29-03-2020 Operohet personi i parë me Covid 19, 18 vjeçarja nga Lezha ia del me sukses: Fillimisht shkoi për apendesit Foto nga operacioni

Finalizohet me sukses operacioni i parë në Shqipëri për një paciente të prekur me COVID-19.

Bëhet fjalë për një 18 vjeçare nga Lezha e cila fillimisht është paraqitur në spital me apandesit të gangrenizuar, por pasi i është bërë testi ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Pas operacionit pacientja mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore në Sanatorium.

Operacioni është kryer në Senatorium mbrëmjen e së premtes nga kirurgu kuksian Ylber Vata dhe ekipi i tij.  

Kujtojmë se në Shqipëri deri më tani janë raprotuar 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008817195892334
array(1) { ["section"]=> string(112) "operohet-personi-i-pare-me-covid-19-18-vjecarja-nga-lezha-ia-del-me-sukses-fillimisht-shkoi-per-apendesit-200545" }