Opinioni paraprak i Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor, reagon për herë të parë mazhoranca, Balla: Është për të ardhur keq që...(E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 18:04 02-12-2020 Opinioni paraprak i Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor, reagon për herë të parë mazhoranca, Balla: Është për të ardhur keq që...(E PLOTË)

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me opinionin paraprak të Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, i cili u publikua pak më herët në media.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se është për të ardhur keq që opozita presidencialo-demokratikase shpërndan të dhëna konfindenciale nga opinioni i Venecias.

Sipas tij, Komisioni i Venecias është i kthjellët dhe në respekt të konfidencialitetit nuk do të bëjë asnjë koment lidhur me këtë çështje.

"Eshte per te ardhur keq qe opozita presidencialo-demokratikase permes portaleve te saj besnike, shperndan te dhena nga teksti konfidencial i Venecias!

Jo vetem kaq por edhe perhap tym permes tyre. Venecia eshte e kthjellet dhe ne nuk do te bejme asnje koment ne respekt te rregullit te konfidencialitetit, por mbetemi gjithnje besimplote qe kthjelltesia e Venecias do te garantoje qe e verteta te jete e kthjellet per cdo qytetar qe nuk lexon permes syrit famekeq te Saliut, Lulit dhe Ilir Metes!" shkruan Balla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Komisioni i Venecias opinion paraprak për Ndryshimet Kushtetuese: Ligjshmërinë e përcakton Kushtetuta, liderët e partive të mos kandidojnë në disa zona, ja çfarë të bëni pas 25 prillit (E PLOTË)
Kryemadhi takon përfaqësuesin e OSBE në Shqipëri: Zgjedhjet e ardhshme janë një sfidë, presim pjesmarrjen më të madhe »
Article Logic
Execution time: 0.010692834854126
array(1) { ["section"]=> string(144) "opinioni-paraprak-i-komisionit-te-venecias-per-kodin-zgjedhor-reagon-per-here-te-pare-mazhoranca-balla-eshte-per-te-ardhur-keq-qe-e-plote-229939" }