Opozita bën lëvizjen e papritur në Këshillin Politik: Hedh në tavolinën e diskutimeve të gjitha propozimet, kërkon qeveri kujdestare

Publikuar tek: politike, më 20:20 31-05-2020 Opozita bën lëvizjen e papritur në Këshillin Politik: Hedh në tavolinën e diskutimeve të gjitha propozimet, kërkon qeveri kujdestare

Opozita e Bashkuar ka dorëzuar në Këshillin Politik të gjitha propozimet për reformën zgjedhore, duke këmbëngulur te krijimi i “qeverisë kujdestare” apo tranzitore që do të mundësojë, sipas tyre, kalimin e pushtetit falë zgjedhjeve të lira.

Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se propozimet janë disa dhe nuk është e qartë, nëse do të ketë kohë për të arritur sonte një dakordësi.

Opozita i ka dorëzuar që mbrëmë propozimet për garancitë e votës në zgjedhje, duke e çuar deri në fund pjesën e angazhimit të saj me reformën zgjedhore, bëjnë me dije burime nga PD.

Mësohet se pjesë e këtyre propozimeve janë edhe qeveria kujdestare për zgjedhjet dhe roli i gjykatës kushtetuese. Diskutimi i tyre ende nuk ka nisur, por është e rëndësishme që të gjitha çështjet janë mbi tavolinën e bisedimeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0055909156799316
array(1) { ["section"]=> string(137) "opozita-ben-levizjen-e-papritur-ne-keshillin-politik-hedh-ne-tavolinen-e-diskutimeve-te-gjitha-propozimet-kerkon-qeveri-kujdestare-208548" }