Opozita ‘blindon’ oborrin e parlamentit, Kryemadhi reagon pas largimit të Ramës: Frikacaku!

Publikuar tek: politike, më 14:18 01-02-2018 Opozita ‘blindon’ oborrin e parlamentit, Kryemadhi reagon pas largimit të Ramës: Frikacaku!

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI ka komentuar menjëherë në media largimin e kryeministrit Edi Rama nga oborri i parlamentit, ndërsa deputetë të opozitës nga PD dhe LSI vijojnë të qëndrojnë në hyrje të godinës.

Kryemadhi akuzon Ramën se largimi i tij lidhet me frikën që ka ndaj realitetit që ka krijuar.

“Ju e patë frikacakun që iku, ka frikë të përballet me mediat dhe deputetët dhe realitetin e zymtë që e ka ndërtuar vetë. Kërkojmë përkrahjen e mediave që të jetë prezente në cdo angazhim tonin, se po tregojmë që ai duhet të ikë për të shpëtuar shqiptarët”, u shpreh Kryemadhi pas mbylljes së seancës së sotme parlamentare. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012800931930542
array(1) { ["section"]=> string(93) "opozita-blindon-oborrin-e-parlamentit-kryemadhi-reagon-pas-largimit-te-rames-frikacaku-108731" }