Opozita braktis Konferencën e Kryetarëve, kërkon shkarkimin e Gramoz Ruçit

Publikuar tek: barometri, më 08:18 12-01-2018 Opozita braktis Konferencën e Kryetarëve, kërkon shkarkimin e Gramoz Ruçit

Opozita e djathtë është bërë sot pjesë e Konferencës së Kryetarëve.

Në këtë mbledhje, PD është përfaqësues nga Edmond Spaho, i cili ka lëshuar akuza të forta në drejtim të mazhorancës, lidhur me zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku.

Sipas tij, Marku është zgjedhur me procedura antikushtetuese dhe për këtë duhet të shkarkohet bashkë me kreun e kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili lejoi emërimin e saj.

Sipas Spahos, Arta Marku u zgjidh me urdhër të Edi Ramës, pasi ajo do të mbrojë njerëzit e tij, të cilët janë të inkriminuar.  

 “Më 18 dhjetor është bërë një puç kushtetues me urdhër të Edi Ramës, i cili përmes Arta Markut do të mbrojë njerëzit e tij. Kërkojmë dorëheqjen edhe të Gramoz Ruçit i cili zbatoi urdhrin e Ramës. Arta Marku u zgjodh me procedura antikushtetuese , me 69 vota nga PS dhe pa vetting”, është shprehur Spaho.   

Kërkesa e opozitës nuk është marrë në konsideratë, ndërsa Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin 3-javor të punimeve në Kuvend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023229122161865
array(1) { ["section"]=> string(80) "opozita-braktis-konferencen-e-kryetareve-kerkon-shkarkimin-e-gramoz-rucit-106277" }