Opozita braktis seancën, reagon Rama: Po të jetë për ata, PS rri 1000 vjet në pushtet

Publikuar tek: politike, më 10:45 03-05-2018 Opozita braktis seancën, reagon Rama: Po të jetë për ata, PS rri 1000 vjet në pushtet Edi Rama

Pas braktisjes së sallës së kuvendit nga deputetët e opozitës, ka marrë fjalën kryeministri Edi Rama i cili tha se prania e opozitës nuk i shton asgjë kësaj seance.

Rama foli për fushatën e llogaridhënies publike e cila filloi ditën e djeshme. Ai u shpreh se sot e kemi domosdoshmëri fushatën e llogaridhënies për faktin se ne duhet të jemi sy më sy në komunikimin më njërëzit pa lejuar që këtë komunikim ta zotërojnë agjentët e mjerimit.

Sipas Ramës, Shqipëria sot është në një pozicion që nuk ishte, pasi me raportin pozitiv të KE për hapjen e negociatave në dorë, Shqipëria provon që nuk ka lidhje me ca thotë opozita.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama u shpreh se opozita nuk di të na sfidojë pasi nuk ka ide apo programe për të goditur aty ku dhemb për të prekur interesat e njerëzve.

Opozita ka në program të gjuajë me çizme e të shpërndajë miell në parlament, po të jetë për opozitën, Partia Socialiste rri 1000 vjet në pushtet”, u shpreh Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020951986312866
array(1) { ["section"]=> string(89) "opozita-braktis-seancen-reagon-rama-po-te-jete-per-ata-ps-rri-1000-vjet-ne-pushtet-119280" }