Opozita e bashkuar "sfidon" maxhorancën, diskuton sot Reformën Zgjedhore (MBLIDHEN GRUPET E PUNËS)

Publikuar tek: politike, më 13:17 28-10-2019 Opozita e bashkuar

Komisioni për Reformën Zgjedhore po vijon punën për përmbushjen e kritereve të OSBE-së.

Ndërkohë, opozita jashtë parlamentit pasi refuzoi ftesën e mazhorancës për t'u bërë pjesë e këtij diskutimi, ka ngritur në ambientet e selisë blu, një tryezë paralele me atë të Komisionit, por jo institucionale.

Kujtojmë se, katër ditë më parë, ajo diskutoi dy pikat e para të draftit të saj për Reformën Zgjedhore, në lidhje me financimin e partive dhe çështjet e administrimit të procesit zgjedhor.

Ajo ka ngritur ka tre grupe pune, të cilat drejtohen nga ish-deputetët demokratë, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso.


Grupi i Oponencës: Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata dhe Ilirjan Muho

Grupi i Ndryshimeve ligjore dhe Listimi i rekomandimeve të OSBE-së, çështje e votimit, identifikimi biometrik dhe elektronik dhe financimi: Ivi Kaso, Dhurata Çupi dhe Eriol Brahimllari.

Grupi i Vullnetit politik: Oerd Bylykbashi

Drafti i saj pritet të zyrtarizohet brenda 30 ditëve dhe më pas do i dërgohet ambasadorit të OSBE-së për t'ia propozuar shumicës, duke bërë ndërmjetësin mes palëve për të gjetur edhe pikat e përbashkëta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038941144943237
array(1) { ["section"]=> string(100) "opozita-e-bashkuar-sfidon-maxhorancen-diskuton-sot-reformen-zgjedhore-mblidhen-grupet-e-punes-183800" }