Opozita e bën ‘rrugë’, bojkoton sërish Kuvendin, Murrizi: Kusht listat e hapura

Publikuar tek: aktualitet, më 14:50 09-07-2020 Opozita e bën ‘rrugë’, bojkoton sërish Kuvendin, Murrizi: Kusht listat e hapura

Deputetët e opozitës parlamentare kanë braktisur sërish seancën plenare.

Ka qenë vetë deputeti demokrat Myslim Murrizi, ai që i ka kërkuar kolegëve të tij të lënë sallën.

Murrizi është shprehur se nuk do të jetë pjesë e pazareve të kreut të grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla.

“Balla dëgjova me vëmendje gjatë fjalës suaj sikletin që keni sepse doni të tregoheni burra të mirë me të gjithë. Kësaj i përgjigjet kënga e Artjola Toskës “Mirë me vjehrrën, mirë me burrin”. Ju bëni marrëveshje me të gjithë. Ju votoni çfarë ju jep urdhër roja i gardhit. Kemi kërkuar që të ketë prag zgjedhor që asnjë të mos hypë në kurriz të askujt. Kemi kërkuar që votat të numërohen jo nga militantë politikë. Pse duhet të kenë besim te ju, tre hajdutë. Nëse ju si maxhorancë keni hapur ankand, dhe i jepni fjalën atyre që janë jashtë kësaj salle se do  t’i bëni 84 vota harrojeni. Do hapim listat nëse doni konsesusin tonë dhe komisioner dhe numërues nga partitë nuk do ketë. Ftoj kolegët e mi opozitarë të lëmë sallë dhe Balla të vazhdojë markatën”,tha Murrizi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096030235290527
array(1) { ["section"]=> string(81) "opozita-e-ben-rruge-bojkoton-serish-kuvendin-murrizi-kusht-listat-e-hapura-213338" }