Opozita e vjetër dhe protesta e saj e fundit!

Publikuar tek: politike, më 13:15 22-04-2019 Opozita e vjetër dhe protesta e saj e fundit!

Opozita e vjetër dhe protesta e saj e fundit!

Shkruan Alfred Peza:

Përveçse e pashpresë, lidershipi i opozitës së vjetër duket edhe i dëshpëruar e me ide të shteruara, pas aktit vetvrasës i djegies së mandateve të deputetëve të saj në Parlament.

As 10 protestat e dy muajve të fundit pas daljes nga sistemi, as endja nëpër Europë e Kryetarit të PD Lulzim Basha për të gjetur përkrahje e zgjidhje dhe as gjuha e kërcënimeve, e konfrontimeve dhe e bojkotit, nuk po e shpëtojnë dot opozitën nga halli më i madh ku e ka futur veten, pas 30 vjetësh nga ekzistenca e saj politike.

Kjo duket edhe nga vendimi i fundit që ka marë "Kolegji i Kryetarëve", për të zhvilluar një tjetër protestë në Tiranë, pas... tre javësh!

Më 11 maj, ora 18.30 militantët dhe administrata e bashkive të drejtuara nga opozita, janë ftuar që të bëjnë sforcimin e fundit, përpara zgjedhjeve të 30 qershorit.

Them e fundit, sepse nesër, më 23 prill përfundon afati ligjor i regjistrimit të partive politike në KQZ. Më 1 maj, është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve.

Ndërsa më 13 maj,- pra 48 orë pas protestës së opozitës së vjetër,- është afati i fundit i regjistrimit të kandidatëve për garën e Kryetarëve të Bashkive dhe e dorëzimit të listave të kandidatëve për këshilltarë bashkiakë.

Pas kësaj, fillon zyrtarisht fushata elektorale dhe opozita nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të luajë versionin e saj të filmit të vjetër: "Dhe yjet rrijnë e vështrojnë"...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034342050552368
array(1) { ["section"]=> string(51) "opozita-e-vjeter-dhe-protesta-e-saj-e-fundit-161392" }