Opozita kërkesë Ruçit: Deklarim të pavlefshëm të votimit për shembjen e teatrit

Publikuar tek: barometri, më 08:07 07-07-2018 Opozita kërkesë Ruçit: Deklarim të pavlefshëm të votimit për shembjen e teatrit

Kryetarët e grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili i kërkojnë kreut të kuvendit, Gramoz Ruçi të anulojë votimin e ditës së djeshme për shembjen e Teatrit Kombëtar.

 

Spaho dhe vasili kanë drejtuar një kërkesë Ruçit ku shkruajnë se është votuar në mënyrë të jashtëligjshme me emrin e deputetit Vangjel Tavo.

‘Ky akt përbën falsifikim të procesit të votimit, si dhe mund të krijojë bindjen se në listë mund të jenë si votues edhe deputetë të tjerë të cilët nuk kanë qenë të pranishëm’, thuhet kërkesën e Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit.

“Në mbështejtje të nenit 61 të Rregullores së Kuvendit gruper parlamentare të opozitës kërkojnë nga ana juaj, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit deklarim të menjëhershëm të pavlefshëm të votimit” thuhet në kërkesën drejtuar Ruçit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031647920608521
array(1) { ["section"]=> string(85) "opozita-kerkese-rucit-deklarim-te-pavlefshem-te-votimit-per-shembjen-e-teatrit-127053" }