Opozita kërkoi takim në Këshillin Politik, Meta: Të mblidhet sa më parë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke respektuar 5 qershorin

Publikuar tek: politike, më 17:56 15-09-2020 Opozita kërkoi takim në Këshillin Politik, Meta: Të mblidhet sa më parë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke respektuar 5 qershorin Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ka reaguan pas kërkesës së opozitës, për mbledhjen e Këshillit Politik nesër në orën 10:00 si dhe për konsultim me OSBE/ODIHR.

Meta thotë se Këshilli duhet të mblidhet sa më shpejt për të realizuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke respektuar marrëveshjen e 5 qershorit.

Kreu i Shtetit gjithashtu i bën apel maxhorancës që të mos e refuzojnë kërkesën e opozitës për ekspertizë nga OSBE/ODIHR.

Reagimi i Metës

Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.

Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010356187820435
array(1) { ["section"]=> string(137) "opozita-kerkoi-takim-ne-keshillin-politik-meta-te-mblidhet-sa-me-pare-per-ndryshimet-ne-kodin-zgjedhor-duke-respektuar-5-qershorin-220486" }