Opozita largohet nga Kuvendi gjatë fjalës së Xhafajt, çfarë tha ministri për marrëveshjen me Markun

Publikuar tek: politike, më 14:15 08-02-2018 Opozita largohet nga Kuvendi gjatë fjalës së Xhafajt, çfarë tha ministri për marrëveshjen me Markun

Ministri i Brendshëm mbajti fjalën pak minuta më parë gjatë seancës plenare sot në Kuvend. 

Gjatë fjalës së Xhafajt, shumë deputetë të opozitës u larguan nga seanca.

Minsitri i Brendshëm foli për marrëdhëniet me SHBA, reformën në drejtësi dhe marrëveshjen me kryeprokuroren Arta Marku.

Xhafaj u shpreh se reforma në drejtësi po realizohet falë mbështetjes dhe presionit të ushtruar nga SHBA dhe BE, dhe askush nuk mund të shkatërrojë marrëdhënien me aleatin më të mirë të shqiptarëve.

"Shqipëria dhe populli shqiptar nuk kanë thjesht një marrëdhënie miqësore me SHBA. SHBA janë parë dhe shikohen akoma më shumë sot nga shqiptarët si vendi i cili, ndoshta si askush tjetër, ka kontribuar më së pari për qenien e shtetit shqiptar dhe mandej për zhvillimin politik dhe ekonomik të tij. SHBA janë sot një vend i respektuar dhe i adhuruar për ne shqiptarët. Asnjë qeveri dhe asnjë grup politik, jo vetëm nuk e dëshiron, por as edhe nuk ka mundësi që këtë raport me SHBA ta qasë në kundërshtim me qasjen e popullit shqiptar kundrejt këtij vendi të madh mik. Përpjekja për të baltosur një miqësi të konsoliduar dhe një marrëdhënie si ajo ndërmjet SHBA-së dhe Shqipërisë është dashakeqe. "- është shprehur Xhafaj.

Në lidhje me marrëveshjen me kryeprokuroren Arta Marku, Xhafaj u shpreh se nuk është e para dhe e gjitha u nënshkrua për të kordinuar luftën ndaj krimit.

"Marrëveshja e nënshkruar së fundi mes Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme për të koordinuar më mirë veprimtarinë tonë në luftën ndaj krimit të organizuar, e cila për hir të së vërtetës, nuk është e para për këto dy institucione, është një materializim në aspektin teknik dhe organizativ të marrëdhënies Prokurori-Polici, marrëdhënie e cila është e sanksionuar plotësisht nga legjislacioni procedural penal. Nuk ka deliruar akoma askush nga Policia, Prokuroria, apo edhe Ministria e Brendshme për të bërë atë çfarë ata që janë kundër kësaj marrëveshje po e thonë këto ditë. Ajo marrëveshje nuk krijon norma të reja juridike për veprimtarinë e Prokurorisë dhe Policisë."- tha Fatmir Xhafaj në Kuvend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023960113525391
array(1) { ["section"]=> string(105) "opozita-largohet-nga-kuvendi-gjate-fjales-se-xhafajt-cfare-tha-ministri-per-marreveshjen-me-markun-109580" }