Opozita në aksion, PD-ja dhe aleatët përgatiten për Reformën Zgjedhore

Publikuar tek: politike, më 17:52 23-09-2019 Opozita në aksion, PD-ja dhe aleatët përgatiten për Reformën Zgjedhore Lulzim Basha duke dalë nga selia e PD-së bashkë me aletatët e tij

Partia Demokratike dhe aletët e saj po përgatisin hartimin e platformës së opozitës për Reformën Zgjedhore dhe çështje të tjera. 

Mësohet se çdo javë partitë e bllokut opozitar do të takohen për të diskutuar çështjet më të rëndësishme, ku kryefjala është te Reforma Zgjedhore. Deri në 28 shtator, Partia Demokratike dhe partitë aleate duhet të paraqisin variantet e tyre për Reformën e re Zgjedhore.

Tryezat e bisedimeve do të organizohen nga Sekretari i Përgjithshëm dhe n/kryetarët e tij.

Një strukturë e re do të jetë dhe Senati i Opozitës, e cila do të operojë për afrimin e figurave intelektuale dhe qytetare në radhët e bllokut opozitar.

Prej kohësh, opozita ka paralajmëruar se mund t’u rikthehet protestave anti-qeveritare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035261869430542
array(1) { ["section"]=> string(76) "opozita-ne-aksion-pd-ja-dhe-aleatet-pergatiten-per-reformen-zgjedhore-179521" }