Opozita në protestë, flet Nishani: As prangat e qelisë nuk i trembin më shqiptarët

Publikuar tek: politike, më 20:09 13-05-2019 Opozita në protestë, flet Nishani: As prangat e qelisë nuk i trembin më shqiptarët

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar protestën e organizuar nga opozita.

Në një postim në Facebook, Nishani shprehte se askush nuk mund t'i trembë qytetarët, teksa thotë se shqiptarët nuk kanë frikë as prangat e qelisë.

Sipas ish-presidentit, ata që nënvlerësojnë fuqinë e popullit opozitar janë mjeranë të dështuar.

Komenti i plotë i Nishanit:

Dhjetra mijëra përsëri në shesh kundër qeverisjes së pushtetit me bandat e krimit të organizuar. As shiu, as dhuna policore, as gazi helmues, as prangat e qelisë nuk i trembin më shqiptarët.

Shqiptarët janë ngritur në revoltë për rikthimin e lirive të tyre themelore.  Të drejtën e votës së lirë ! Shtetin e çliruar nga krimi i organizuar ! Ata që nënvlerësojnë fuqinë e popullit opozitar janë mjeranë të dështuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023226022720337
array(1) { ["section"]=> string(87) "opozita-ne-proteste-flet-nishani-as-prangat-e-qelise-nuk-i-trembin-me-shqiptaret-164173" }