Opozita polake kundër anëtarësimit në euro: Rrezikojmë të bëhemi “Greqi e dytë”

Publikuar tek: bota, më 22:24 02-07-2015 Opozita polake kundër anëtarësimit në euro: Rrezikojmë të bëhemi “Greqi e dytë”

Fati i eurozonës ndodhet sot në udhëkrqy dhe situata pritet të qartësohet pas referendumit në Greqi që do të zhvillohet më 5 korrik. Megjithatë, kjo situatë ka nisur të trembë shtetet europiane që pritet të anëtarësohen së shpejti në zonën euro.

Partia konservatore polake Ligj dhe Drejtësi, favorite në zgjedhjet legjislative, deklaroi sot se do të kundërshtontet në rast fitoreje, një anëtarësim në euro me qëllim që Polonia të mos bëhej ”një Greqi e dytë”.

“Harrojeni këtë ide të keqe nëse nuk dëshironi që Polonia të bëhet një Greqi e dytë”, deklaroi për gazetarët, Beata Szydlo, zgjedhur nga partia e saj euroskeptike si kryeministrja e ardhshme në rast fitoreje. “Qeveria ime nuk do të punojë për vendosjen e euros në Poloni”, theksoi ajo.

Sipas një sondazhi të realizuar në Poloni, rezulton se 70% e polakëve janë shprehur kundër anëtarësimit në eurozonë.

Kryeministrja, Ewa Kopacz, iu përgjigj menjëherë Szydlos duke e kritikuar se po bënte premtime elektorale, shumë të kushtueshme për buxhetin e Shtetit.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012381076812744
array(1) { ["section"]=> string(82) "opozita-polake-kunder-anetaresimit-ne-euro-rrezikojme-te-behemi-greqi-e-dyte-15229" }