Opozita proteston, policët e ndërhyrjes së shpejtë mësyjnë në qendër të Tiranës

Publikuar tek: aktualitet, më 11:48 12-03-2015 Opozita proteston, policët e ndërhyrjes së shpejtë mësyjnë në qendër  të Tiranës Policia në rrugicat afër qendrës

Qindra policë dhe efektivë të ndërhyrjes së shpejtë janë pozicionuar në rrugët kryesore të qendrës së Tiranës por edhe në çdo rrugicë të saj. Pas informacionit për persona të armatosur dhe me eksplozivë, autoritetet kanë urdhëruar policinë të jetë prezente jo vetëm në shesh, por edhe në  rrugica.

Çdo rrugicë te Parlamenti  dhe te Ministria e Brendshme ishte mbushur me efektivë, të cilët janë vendosur edhe në zona të tjera, përreth zonës së protestës.

Policia ka deklaruar sot se ka informacione për persona të armatosur dhe të pajisur me eksplozivë në protestë.

“Sqarojmë edhe një herë opinionin publik se nga strukturat e policisë së Shtetit nuk ka asnjë pengim apo bllokim të automjeteve që transportonin qytetarë drejt Tiranës. Policia e Shtetit porosit pjesëmarrësit në këtë tubim dhe organizatorët që të tregojnë kujdes, për shkak të informacioneve që disponon policia për mundësinë e personave me armë zjarri apo me lëndë eksplozive që mund të infiltrohen brenda turmës. Policia e Shtetit, është e vendosur në përmbushjen e misionit të saj për garantimin e rendit e të sigurisë publike dhe të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, në respekt të plotë të ligjit, duke ofruar rend e siguri për të gjithë qytetarët e këtij vendi. “, deklaron Policia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Organizatorët e PD-së: 19 mijë protestues nga rrethet në shesh
Qytetarët në protestë: Studentët e papunë, qeveria na fut në burg »
Article Logic
Execution time: 0.011478185653687
array(1) { ["section"]=> string(83) "opozita-proteston-policet-e-nderhyrjes-se-shpejte-mesyjne-ne-qender-te-tiranes-5665" }